Kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi në një intervistë në News24, i është përgjigjur kritikëve lidhur me procesin e riformimit të Akademisë së Shkencave.

Gjatë intervistës në studio, Gjinushi tha se lidhur me këtë proces nuk ka skeptikë, ndërsa kritikat e ish-deputetes socialiste Ledi Shamku i quajti, sëmundje të intelektualëve.

“Nuk kuptova asgjë. Mund të ketë 700 mijë vetë që mund të kenë opinione të ndryshme. Nuk mund të mohohet akademia e Shkencave pavarësisht se kur është themeluar. Kjo është të shkosh në një ditëlindje ti thuash përse ke lindur, këto janë probleme jo të këshillueshme. Kur  festohet 50 vjetori nuk festohet dekreti, festohet puna.  

Janë që të gjithë personalitete të pacënueshme. Ti thuash profesorëve pavarësisht se punuat kaq vite , por meqë ju themeloi ai kjo nuk quhet. E them që nuk mund të mohohet. Në tërësi shkencat e natyrës nuk pësojnë deformime. Por edhe shkencat e tjera, arkeologji, apo edhe histori të gjithë krenohet. Kanë ditur që ideologjizimi nuk ka çuar në deformim. Problemi kryesor ka qenë për origjinën, për historinë e gjuhës së popullit shqiptar. Çdomethënë me mendësi të vjetra? Kush është mendësi e vjetër? Specialistët më të mirë thirren të shkruajnë historinë, kush është mendësi e vjetër? Këto janë disa deklarime në ajër. Këtu i bie që të gjithë intelektualët 50 vjeç e lart duhen eliminuar. Mendësia është kjo, mendësinë e vjetër po e tregojnë këta. Nëse ka mendësi të vjetër, i njëjti model u bë në 2007. Disa që kritikojnë sot, nuk kanë folur atëherë”, tha më tej Gjinushi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb