Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë publike një vendim që lidhet me procesin e rindërtimit. Gjatë prezantimit për mediat të këtij vendimi, Ahmetaj tha se do të ndërtohen 137 shkolla, ku 37 shkolla do të jenë për Tiranën.

“Janë një sërë vendimesh që financojnë ndërtimin e njësive individuale në Kavajë, Krujë, në të njëjtën kohë. Tani do të ndërtohen me faza projektet arsimore. Po ndërtojmë 167 shkolla, në Tiranë janë 37 shkolla. Numri është rekord dhe shuma në programin e rindërtimit në të gjitha vitet do të shkojë në 1.2 miliardë dollarë e përputhur me vlerësimin e njësive ndërkombëtare.

“Kam informacion për pjesëmarrjen e kompanive në procesin e rindërtimit. Është programi i investimeve publike më social që ka prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte, gjysmë milioni qytetar, që ka pjesëmarrjen më të gjerë të kompanive në të gjitha fazat e veta, që nga projektimi te supervizimi. Janë vetëm Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 137 kompani që marrin pjesë.

Mënyra se si janë shpërndarë fondet për njësitë, nuk ka asnjë program që të ketë kaq pjesëmarrje të gjerë me kompani shqiptare. Në Tiranë, shkojnë 190 kompani në procesin e rindërtimit, ky është projekti i investimeve publike më unik, me efekte të drejtpërdrejta te qytetarët. Nuk besoj se do të ketë një program tjetër me pjesëmarrje kaq të gjerë të kompanive në këtë proces. Jemi në pothuajse në përfundim të rindërtimit, pastaj kemi Kombinatin dhe 5 Majin.”, tha Ahmetaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: