Në një kohë kur thuajse të gjitha bizneset janë mbyllur për shkak të situatës me COVID-19, dhe qytetarët iu duhet të qëndrojnë në shtëpi, qeveria ka miratuar një paketë ekonomike, ndërsa të gjithë ata që janë të deklaruar do të marrin të ashtuquajturën ‘pagën e luftës’.

Teksa bizneset janë në pritje të pagës nga shteti, drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka sqaruar se si po ecën procesi i verifikimit të të gjitha aplikimeve. Në një lidhje skype për ‘News24’ Ibrahimaj tha se  për të përfituar pagën e luftës kanë aplikuar 49,232. Janë verifikuar 21,392 dhe është miratuar ndihma financiare për 12,640 biznese.

Ndërkohë që pjesa tjetër, sqaron drejtoresha, nuk është pjesë e kategorive që përfitojnë, ose kanë nevojë për shqyrtim dhe kontroll në terren për të parë situatën nga afër. Po ashtu Ibrahiamj tha se ky proces i verifikimit të të gjitha rasteve do të përfundojë më 10 maj. Po ashtu ajo nuk e mohoi dhe faktin se ka persona që pretendojnë se po përjashtohen, por gjithçka do të verifikohet në kohë, ndërsa ftoi qytetarët që të dërgojnë në adresat e vëna në dispozicion ankesat e tyre.

Si po ecet me procesin e verifikimit të bizneseve?
Ne kemi vendosur enkas adresat e emailit, ku tatimpaguesit të ankohen dhe që kërkesa e tyre të rivlerësohet në një moment të dytë. Aty ku ka paqartësi të përfitimit të pagës, do ketë dhe një proces të dytë të verifikimit. Ka pasur raste ku biznese që nuk janë të mbyllura, për shkak të situatës, kanë aplikuar. Numri i aplikuesve që nuk janë brenda kësaj kategorie, është i lartë. Nuk ka pasur penalizime për adresa të gabuara apo IBAN të gabuar. Ne shpresojmë që pagën e luftës ta marrin sa më shpejt.

Sa është numri i bizneseve të përjashtuara?
Nga 21 mijë biznese, që janë verifikuar, 12 mijë e 640 biznese iu është miratuar kërkesa. Bizneset që nuk i është miratuar kërkesa, duhet t’i drejtohen adresave zyrtare që të bëjnë ankesat e tyre. Ankesat janë duke u shqyrtuar. Ato në 100% të rasteve kanë nevojë në terren. Këtyre ankesa pas verifikimeve, do iu kthehet përgjigje. Ky proces do të përfundojë brenda 10 majit. Ne do të bëjmë publike të gjitha proceset e verifikuara. Ka shumë aplikime që janë jashtë kategorisë së bizneseve që janë miratuar nga ministria e Shëndetësisë si të mbyllura.

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi se ka diskriminim dhe seleksionim në përzgjedhjen e bizneseve që përfitojnë…
Kjo është e pavërtetë. Diskriminim dhe seleksionim nuk mund të ketë. Përsa kohë të dhënat janë në sistem dhe s’ka pasur seleksionim. Shifrat që po procesojmë, 5 mijë subjekte brenda ditës, nuk lejojnë asnjë vend për abuzim. Paqartësitë dhe të verifikohet. Jemi të hapur që të bëjmë transparente procedurat. Ky proces është bërë në sistem. Ne kemi marrë të gjitha masat që ankesat të verifikohen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb