TIRANË- Kreu i opozitës Lulzim Basha është takuar sot me 12 koordinatorët e Partisë Demokratike në qarqe.

Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se koordinatorët, të cilët gjatë këtyre ditëve kanë pasur takime intensive me bazën i kanë sjellë propozimet kreut të PD-së për emrat e kandidatëve për deputetë.

Ndërsa është futur në selinë e PD, Basha ka shmangur deklaratat duke mos iu përgjigjur interesit të gazetarëve për këto lista. E vetmja gjë që ka thënë kreu i PD-së është se ka një ditë intensive. “Është një ditë intensive”, iu ka thënë Basha gazetarëve për të vijuar axhendën e tij.

Ky takim vjen dy ditë para skadimit të afatit përfundimtar të dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë, që është e premtja.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: