Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas votimit për kreun e degës 2 në qytet. Berisha tha se kjo është një arritje historike e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ai deklaroi se demokratët firmosin me votën e tyre opozitën e vërtetë.

“Dua të uroj nga zemra çdo demokrat dhe demokrate të 14 degëve të PD-së që firmosin sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD-së dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë dhe presidencokracisë në PD, firmosin vendimmarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historike e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokratik, i cili do qëndrojë në themelet e rithemelimit të PD-së si një forcë e fuqishme konservatore.

Këta demokratë dhe demokrate firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë dhe ky është një ogur i bardhë, jo vetëm për PD-në, por për mbarë shoqërinë shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narkoshteti dhe një diktature të bazuar në drogën apo ideologjitë.


Vetëm një opozitë e vërtetë ka të gjitha shanset dhe mundësitë për të ngjitur PD-në, për ta shndërruar atë në një forcë vendimtare. Ndaj përshëndetjet më të përzemërta për demokratët që kanë votuar dhe do votojnë”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: