I penduari Ervis Bardhi ka dëshmuar sot në procesin ndaj Ardian Çapjes e të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në seancë, Bardhi dha detaje nga mënyra se si ishte njohur me Gentian Beqirin në qelitë e burgut të Peqinit, në krijimin e miqësisë me të dhe vizitat e herëpashershme në shtëpinë e Beqirit, marrjen e porosisë për ekzekutimin e tij nga Ardian e Florenc Çapja, deri në ditën e ekzekutimit.

“Para se të filloj, dua t’i kërkoj ndjesë familjes së viktimave, në veçanti nënës. Gentian Beqirin e ka njohur në burgun e Peqinit, më pas në lagje e kam takuar herë pas here me Olsi Leken e Etjen Çanin”, është shprehur ai.

Çapja është një emër shume i njohur i botës së krimit jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë. Ai është shoqëruar dhe arrestuar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv. Më vonë në qershor te 2020 ku u dërgua ne gjendje te rende ne spital.

Ai u arrestua me 29 mars 2021 ku bashke me të nipin, Florenc Çapja akuzohen se në vitin 2012 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë, Gentian Beqirin dhe Nezir Beqirin, babë e bir.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb