Në pjesën e dytë të audio-incizimeve të cilat i posedon gazetari, Milaim Zeka e që u bënë publike këtë të shtunë në kanalin e tij zyrtar në YouTube “Me Milaim Zekën”, biznesmeni Sahitaj hedh poshtë pretendimet se ka kërkuar të tërheqë deklaratën e dhënë në tetor të vitit 2020 për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Gjatë bisedës me prokurorin kryesor në rastin e Thaçit, z. Tieger, Sahitaj sqaroi se deklarata e tij është dhënë me vullnet të plotë dhe se çdo keqkuptim mund të ketë ardhur nga komunikimi me z. Bennett.
“Është një keqkuptim këtu, në asnjë moment unë nuk kam thënë se dua të tërheq deklaratën që e kam dhënë”, deklaroi Sahitaj, duke shtuar se “atë deklaratë e kam dhënë me vullnet të plotë. Por janë disa sqarime të tjera paralele”.
Në vijim të dëshmisë, Sahitaj bëri të ditur se ka tentuar të kontaktojë edhe ambasadën amerikane në Madrid, vetëm pak ditë pas bisedës me z. Bennett, për të kërkuar një takim me një përfaqësues të lartë amerikan.
Kam dhënë arsyen time për një takim në Madrid me një epror amerikan, për një shpjegim lidhur me një shqetësim që kam dy-tre javë, dhe për mua është shumë e rëndësishme”, tha ai.

Kjo pjesë e dëshmisë hap pyetje serioze lidhur me natyrën e këtij “shqetësimi” të dëshmitarit, si dhe arsyen e përfshirjes së diplomacisë amerikane në këtë çështje.
Roli i dëshmitarëve dhe besueshmëria e deklaratave të tyre mbetet një nga çështjet kyçe në proceset që lidhen me Dhomat e Specializuara në Hagë.
Të gjitha audio- incizimet e që janë seri prej 18 episodash Zeka ka paralajmëruar që do të publikohen në kanalin në YouTube “me Milaim Zeken”.
(BalkanWeb)