Sot, ProCredit Bank njofton të gjithë klientët e saj për një shërbim të ri në “Zona 24/7”- atë të depozitimit në bankomat. Kjo risi mundëson që klientët të depozitojnë në bankomat deri në një limit ditor prej 1 milion lekësh, mjafton që të disponojnë një kartë bankare të lidhur me llogarinë e tyre. Një ndër avantazhet e këtij shërbimi të ri është shpejtësia, pasi fondet e depozituara bëhen të vlefshme sikur veprimi të jetë kryer në sportelet e bankës. Kjo jep mundësinë që mos të prisni në radhë, apo nxitoni për të kryer veprime bankare brenda orarit zyrtar të bankës. Pa diskutim që ky shërbim avantazhon drejtpërsëdrejti funksionimin më të shpejtë e më të mirë të bizneseve që punojnë me bankën ProCredit, duke vlerësuar elementin kohë dhe pavarësinë e kryerjes së transaksioneve 24 orë në 7 ditë të javës.

Zonat 24/7 janë në shërbim të klientëve në të gjitha qytetet e Shqipërisë ku gjenden dhe Agjencitë ProCredit. Transaksionet e kryera përmes pajisjeve si Bankomat, Pay Box, Drop Box dhe E-banking janë më të shpejta, më të sigurt, më të lira sesa në sportelet e bankës dhe për të tepër të disponueshme në çdo kohë që është e përshtatshme për klientët.

Znj. Adela Leka, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank, thekson se “Nëpërmjet ofrimit të këtij shërbimi të ri në “Zona 24/7”, jemi një hap më afër objektivit tonë për tu mundësuar klientëve tanë shërbime bankare moderne, të shpejta dhe më efiçente. Në këtë mënyrë lëmë pas bankimin tradicional, në të cilin ishte klienti ai që i përshtatej orarit të bankës duke shtyrë shpesh në kohë impenjime të tjera dhe shpenzuar kohë në sportelet e bankës. Hapi që bëjmë sot, është një hap i rëndësishëm drejt qëllimit afatgjatë për të ofruar të gjitha kushtet për të qenë banka partnere e SME-ve dhe kalimit të shërbimeve të thjeshta rutinë nga sportelet në pajisjet e automatizuara bankare. Qëllimi kryesor i këtij koncepti është ofrimi i një shërbimi më cilësor për klientët tanë dhe në të njëjtën kohë t’i mundësojmë Këshilluesve tanë të Klientit të jenë më tepër të fokusuar në njohjen e nevojave të klientëve dhe këshilluar ata financiarisht”.

Banka Procredit është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit, në mbështetje të bizneseve (SME) me 100 % kapital gjerman, e vlerësuar me “B” nga agjencia ndërkombëtare Fitch Ratings. Aksionari i vetëm është ProCredit Holding, me qendër në Frankfurt, Gjermani, ajo mbikqyret nga autoritete të larta të gjermane, Bundesbank dhe BaFin, që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e kësaj banke.
(ed.me/BalklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: