TIRANE– Tregtimi i prodhimeve në rrugë, bulmet, fruta e perime, është një situatë që e njohim të gjithë. Përpjekja e kryebashkiakut Erion Veliaj për të sjellë një tjetër kulturë të tregtimit të këtyre prodhimeve në kryeqytet, ende nuk ka dhënë rezultatin e duhur.

Ende në rrugët e Tiranës shohim këta tregtare, duke shitur prodhimet e tyre, përpos aksioneve të policisë bashkiake. Në jo pak raste hasen reagimet e qytetarëve, me shprehjen “gjynah”, por kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se nuk ecet drejt europianizimit të qytetit me fjalën “gjynah”.

Në emisionin “Njerëz në fokus” me gazetaren Ola Bruko, kryebashkiaku Veliaj thotë se kjo është një përpjekje e nisur 100 vite më parë nga Zogu.

“Ne akoma dhe sot vazhdojmë një luftë të nisur 100 vite më parë nga Zogu, ku çdo gjë, çdo hapësirë, ku të mundeshin, e përdornin për pazar, për tregim prodhimesh, kafshësh. E ende ne sot nuk mundemi që ta ndryshojmë këtë kulturë. Dëgjoj që thonë gjynah, e di dhe këtë, por nuk mund të ketë ndryshim me fjalën gjynah. Si mund të ecim drejt integrimin nëse vijojmë shesin prodhimet në tokë. Në 100 vjet në duhet të rritemi të paktën në metër, nga toka te tezga”, u shpreh Veliaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: