Tonelata me prodhime bujqësore të fshatir Goriçan, në bashkinë Dimal janë hidhur buzë kanaleve, rezervuarve, lumenjve dhe tokave bujqësore.

Fshati Goriçan në Kutalli është një nga zonat më prodhuese e cila ka edhe eksportin më të madh në treg, ndërsa ditët e sotme është drejt falimentimit të plotë. Mungesa e tregut të shitjes dhe neglizhenca totale e shtetit për ti ndihmuar me subvensione apo grante, ka bërë që prodhimet e tokave bujqësore në fshatin Goriçan të kalbet e të mbeten “stok” dhe kjo situatë e rënduar i ka çuar fermerët drejt falimentimit.

Fermerët shprehen se për shkak të mungesës së tregut dhe uljes drastike të çmimit të prodhimit vendas në tregje, prodhimi i tyre u dëmtua dhe u hodh kanaleve.

“Ne fermerët kemi falimentuar. Tashmë nuk i mbjellim dot më serat e tokat bujqësore pasi nuk kemi më të ardhura për të investuar në prodhim. Nuk kemi pasur kurrë ndihmë nga shtetit pasi nuk kemi marrë asnjëherë subvencione apo grante. Jemi kredhur në kredi dhe jemi në borxh me furnitorët e pesticideve e fidanëve, tani nuk mund të ushqejmë dot familjet. Bujqësia në Goriçan ka përfunduar, kanalet janë mbushur plot dhe ne s’kemi me se të jetojmë”, -shprehen fermerët. Fermerët deklarojnë se ndihen të frikësuar të dalin në media dhe të ankohen pasi ndaj çdokushi që del në televizor dhe ankohet -shprehen ata-kryebashkiakja e Dimalit hakmerret në çfarëdolloj forme.

Fshati Goriçan shtrihet në anë të rrugës nacionale Berat-Fier dhe njihet për prodhimet e perimeve, por këtë sezon i gjithë prodhimi i zonës u kalb dhe u hodh në kanal, për shkak të mungesës së tregut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: