DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy persona pasi akuzohen se falsifikonin dokumente dhe letërnjoftime me qëllim kalimin e personave jashtë kufijve.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi 1-mujor me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Sogiorno”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Hasan Milushi 50 vjeç, banues në Tiranë;
• Fatmir Stankova 49 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i tyre u bë pasi:
Specialistët për Hetimin Krimit Ekonomik kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale e dyshuar e kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët dje, tek rruga e “Kavajës”, Tiranë janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer disa dokumente italiane dhe fotografi të personave të ndryshëm, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe zbulimin e vendit ku kryhej falsifikimi i dokumenteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb