Një qytetar britanik, i cili ishte dënuar në lidhje me veprën penale të posedimit të materialeve pornografike me persona të mitur, është arrestuar në Tajlandë.

William Dempster, 46 vjeç, nga Lanarkshire në Skoci, ishte dënuar nga gjykata në vitin 2014 mbi këtë vepër, por ishte arratisur në momentin që është liruar me kusht.

Vendndodhja e tij është lokalizuar vetëm 8 vite më vonë, në “Qytetin e mëkatit” të Tajlandës, Pattaya, ku edhe jetonte.

Dempster është vënë në pranga më 30 maj.

Në pamjet e shpërndara duket qartë se 46-vjeçari është djersitur dhe dukshëm i nervozuar duke u marrë në pyetje nga oficerët tajlandez jashtë shtëpisë së tij në lagjen Bang Lamung të qytetit javën e kaluar.

Koloneli i policisë Boonlue Phadungthin tha se arrestimi erdhi pas një hetimi të përbashkët midis Scotland Yard dhe policisë tajlandeze.

“I dyshuari ishte arrestuar më parë nga policia e Scotland Yard në Angli me akuzën e prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së materialeve pornografike për fëmijë midis 2008 dhe 2013”, tha koloneli.

Policia e Skocisë, Policia Mbretërore Tajlandeze, oficerët e imigracionit dhe Agjencia Kombëtare e Krimit punuan së bashku për të gjetur se ku jetonte Dempster.
Tani do të kryhet edhe depërtimi i tij për bë Britani, ku do të përballet me burgun.

“Ky arrestim është një sukses për bashkëpunimin midis policisë tajlandeze dhe policisë britanike. Kjo tregon se kriminelët e huaj nuk mund ta përdorin Tajlandën si një destinacion të sigurt”, tha koloneli Phadungthin.

Pattaya është një qytet famëkeq në bregun lindor të Tajlandës që është quajtur Sodoma dhe Gomorra e ditëve moderne pas shpërthimit të  jetës së natës “për të rritur” që nga vitet 1970.

Ai është kthyer gjithashtu në një strehë për kriminelët e huaj, korrupsionin dhe bandat e kazanëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb