Emisionet e dashurisë janë bërë shumë popullore vitet e fundit në vendin tonë. Një prej tyre është “Për’puthen” që ka bërë goxha bujë, sidomos gjatë vitit të kaluar.

Fama e emisionit bëri që të merrte vëmendje edhe autorja Olsa Muhameti. Kjo e fundit është akuzuar shpesh nga ish-konkurrentë për skenarë në emision teksa është aktive në media nëpër intervista të ndryshme.

Megjithëse emri i saj lakohet shpesh si autore e programit të njohur, për jetën private të Olsës s’kemi dëgjuar shpesh. Ajo ka folur për herë të parë gjatë emisionit “Live From Tirana” në Top Albania Radio rreth jetës së saj private.

Olsa ka zbuluar se ka qenë në një lidhje 10-vjeçare por ka qenë një lidhje në distancë, të cilës sigurisht i ka ardhur fundi.

“Kushdo që dashuron ndjen copëza lumturie, nëse ti je i zoti ta kultivosh këtë dashuri, do të jesh më i lumtur. Unë jam shumë besnike në dashuri. Njerëzit që më njohin nga larg më shohin paksa të ashpër. Në punë jam ashtu se përpiqem të ruaj një lloj strukture, por jam besnike nëse dashuroj. Jam totalisht tjetër person nga puna. Unë dashurinë e bazoj edhe në respekt, nëse unë të dashuroj, të respektoj shumë dhe ti duhet të më respektosh shumë. Janë dy elemente kryesore që do ta rrisin këtë lloj marrëdhënie. Ulu dhe reflekto për dashuritë që ke humbur. Kur kupton që nuk ka pasur besnikëri dhe respekt, me siguri këto gjëra e kanë degraduar marrëdhënien. Dashuria është si ti e ndjen, nga rrethanat në të cilat ti dashuron. Nëse unë dashuroj dikë që është larg më thuaj si mund të përfundoj kjo gjë në një marrëdhënie apo në një familje. Unë kam pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë. Ik e hajde dhe distanca është arsyeja që unë jam stand-by aktualisht. Një dashuri shumë e madhe që më ka bërë të lumtur por që distanca, rrethanat kanë bërë që të degradojë jo të rritet. Duhet ta përjetosh dashurinë, duhet të ndash me partnerin të gjithë momentet, hallet, problemet”, rrëfeu ajo.

Më tej, Olsa ka thënë se “Për’puthen” ka bërë që mos të besojë më tek njerëzit. Kjo pasi tha se është ndeshur me shumë njerëz që janë përpjekur të bëjnë intriga për të.

“Unë e kam shumë të vështirë dhe më ka dëmtuar “Për’puthen” shumë për të besuar. Në këto 3 vite nuk kam parë kaq shumë pabesi dhe ligësi. Unë i zgjidhja më parë njerëzit me të cilët punoja dhe jetoja. Por në rastin konkret ndjeva një lloj energjie të tmerrshme që hyjnë dhe dalin. Kam të bëjë me kategori të ndryshme të llojeve të njerëzve që kam të bëjë. Duke parë se çfarë kanë dashur të inskenojnë prej meje jam bërë njeri që besoj shumë më pak.”- tha ajo.

Aktualisht Olsa ka treguar se është beqare dhe e fokusuar te puna.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb