I ftuar në emisionin “Alert” në ‘News24’ nga Granit Sokolaj, Aleksandër Petre, pedagog në FSHN dhe ekspert për sigurinë ushqimore ka folur për ushqimet e rrezikshme për fëmijë dhe problemet që ato shkaktojnë. Petre tha se është detyrë e të rriturve ndaj fëmijëve që të japin shembullin e parë duke shpjeguar se çfarë përmbajnë këto produkte, aditivët ushqimorë etj.

“T’i ndalosh fëmijëve produktet “snack” si patetinat, çokollatat, pijet e ëmbëlsuara, biskotat, kroasantët është shumë e vështirë, ndaj duhet t’i edukojmë se çfarë janë. Duhet ne të rriturit ta japim shembullin e parë duke shpjeguar se çfarë përmbajnë këto produkte, elementët si aditivët ushqimorë, mallrat etj. Këto produkte përmbajnë kripën e detit, që të ketë një jetëgjatësi, ndikojnë në shije. Ka më tepër se 50 vjet se sheqeri cilësohet si vrasës i heshtur, por i kombinuar me yndyra, si ato trans janë më të rrezikshme. Në 2005, u propozua në Suedi për heqjen e patetinave në supermarkete, por për çështje politike nuk i hoqën. Problem mbetet edhe deklarimi jo i saktë i të dhënave në etiketa. Këto produkte thjesht ulin urinë momentale dhe në këtë formë keq ushqehemi. Nëse ne do ta ngrejmë zërin dhe prindërit do ndërgjegjësohen, por një mënyrë e mirë është futja e ushqimit në shkolla, të cilat ulin mundësinë e konsumit të këtyre produkteve. Kur vijnë produktet nga jashtë duhet të pajisen me certifikata dhe ISUV nuk mund të përballojë të gjitha”, -tha Aleksandër Petre.

Përsa i përket reklamave audiovizive, Petre tha se nuk ndalohen dot, por duhet shikuar fashat e orareve kur transmetohen dhe informacioni merret në mënyra të ndryshme, por duhet të përpunohet, ndaj është detyrë e mediave dhe instancave përkatëse.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb