Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Bislim Ahmetaj, profesor në Fakultetin e Biznesit, në Universitetin e Durrësit ka folur për sektorin e bujqësisë në periudhën e pandemisë së coronavirusit, sa i mbështetur është fermeri dhe sa aktiv mund të jetë gjatë kësaj kohe. Sipas Ahmetaj

“Sipas të dhënave statistikore, 63% e GDP shqiptare e realizojne shërbimet. Gjatë kësaj periudhe pandemie, në kushtet që ndodhemi shërbimet janë pezulluar plotësisht. Bujqësia jep deri ne 18% të Prodhimeve të Brendshem Bruto. Ndërkohë 700 mijë ha tokë është e regjistruar në Kadastra dhe rreth 100 mijë ha janë të zëna nga ndërtime pa leje. Jemi të favorizuar në raport me rajonin përsa i përket kushteve klimaterike, kemi klimë mesdhetare. Ka zona ku prodhimet mund të bëhen 2-3 herë në vit. Sipas INSTAT janë 360 mijë ferma, por vetëm 50 mijë prej tyre janë aktive, prodhuese, që furnizojnë tregun me prodhime bujqësore, ndërsa pjesa tjetër është që siguron prodhime familjare”, tha Ahmetaj.

Problem sipas Ahmetaj është fakti se aplikimi për autorizim e-Albania për të lëvizur është i pamundur në zonat rurale, duke renditur 3 arsye. Ndërsa e cilëson qesharak fondin e qeverisë për sektorin e bujqësisë.

“Në zonat rurale është i mundur që sektori bujqësor të punojë, pra është i lejuar. Por është e pamundur pasi 70% e fermave nuk kanë akses me E-Albania për autorizim, jo çdokush ka fermë në oborr. Së pari nuk kanë internet, së dyti është e pamundur të marrësh leje dhe së treti ekziston frika se mos gjobiten.
Shqipëria nuk e ka kulturën për ta punuar tokën, përveç qarkut të Fierit dhe Korçës. Vitet e fundit ka trend pozitiv në mobilizimin e fermerëve, kanë qenë vite piku. Bujqësia duhet të jetë prioritet i çdo qeverie. Fondi për bujqësinë aq sa merr mirëmbëjtja e rrjetit të rrugëve, injorim absolut i pjesës më të madhe të shoqërisë. Produktet shqiptare janë të mira, nuk përdoren pesticide, për shkak të çmimeve të larta. Qeveritë e financojnë bujqësinë si kulturë dhe jo si sektor që sjell të ardhura në buxhetin e shtetit. Në 2005, ishte periudha më e mirë për stimulimin e fermerëve, në mënyrë të drejtpërdrejtë.Gjatë kësaj kohe është lënë në harresë bujqësia, nuk përmendet fermeri apo vlerësohet puna e tij. Virusi po na varfëron”,-theksoi Ahmetaj.

Ai bëri thirrje që gjatë kësaj periudhe farat, fidanët, nafta për fermerët të jetë falas. Po ashtu subvencion pesticidesh 50 % dhe pagë për kryefermerin. Ai apeloi fermerët që të mbjellin tokën dhe të kërkojnë atë që iu takon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb