I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Prof. Dr. Arjan Harxhi mjek infeksionist ka folur për konsumimin e ushqimit të pasigurt që sjell për pasojë shfaqjen e simptomave të helmimit tek konsumatorët.

“Në lidhje me përmbajtjen e klorit në ujë nuk është direkt nën targetin e shkencës mjekësore, por kur është në tepricë jep problemet e veta. Vlerësohen tiparet e ujit në enë transparente dhe përmbajtja fiziko-kimike, ndërsa klorifikimi i ujit është element i rëndësishëm i sigurisë së ujit, për shkak të shkaktarëve të ndryshëm mikrobikë. Është në funksion të detyrës së autoriteteve për përmbajtjen e klorit në ujë. Siguria ushqimore përfshin disa problematika, të cilat transmetohet përmes ushqimit. Ushqimi i pasigurt përbën problem në drejtim të infeksioneve, sëmundjeve që shkaktojnë në organizëm, janë kryesisht trakte të aparatit tretës, pak a shumë si helmim ushqimor. Infeksionet që vijnë me origjinë nga ushqimi, si pasojë e kontaminimit: Janë mbi 250 sëmundje të traktit, 2 nga këto janë nga infeksioni nga salmonela apo E.coli. SHBA raporton mbi 1 milion raste të infeksioneve nga salmonela. Kontaminimet nisin që nga kafsha, nëse nuk respektohet higjiena, si salmonela apo E.coli kontaminojnë mishin, nga personi në momentin e ruajtjes, transportit apo kur bëhet gati për konsumim. Janë në lojë shumë autoritete që ushtrojnë kontrolle. Jemi një vend me incidencë të lartë të sëmundjeve.

Si salmonela apo E.coli janë shkaktarë të shumë sëmundjeve, si diarre, dhimbje barku etj. Ne akoma vazhdojmë të kemi incidencë të lartë të këtyre infeksioneve dhe për shumë arsye, te moshat pediatrike. Kur vjen sezoni i verës kemi shumë raste të paraqitjes së fëmijëve me diarre, të vjella, temperaturë sidomos infeksioni tek fëmijët, nga virusi që transmetohet nga ushqimi. Shumica e këtyre rasteve mund të mos kërkojnë asistencë, por situata e rritjes së temperaturave dhe kontaminimit të ushqimeve, këto produkte kontaminohen më shumë në pjesën fundore, jo në origjinë. Për çdo individ, duhet që asnjëherë të moskonsumojnë produkte jo të gatuara mirë, pasi mbartin në vetvete riskun e marrjes së infeksioneve. Ndaj kujdes ku hani dhe mos pini ujë të pasigurt, pasi risku i transmetimit të infeksioneve është i lartë”, -u shpreh Prof. Dr. Arjan Harxhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: