I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Prof.Dr.Kapllan Sulaj, dekan i Bioteknologjisë Ushqimore në UBT, ka folur për kontrollin e zinxhirit ushqimor, si mund të kontaminohet mishi në thertore nga moszbatimi i standardeve dhe masave higjeno-sanitare.

“Do ta nisja vlerësimin e riskut nga momenti i kafshëve të gjalla deri në tavolinën e konsumatorit, i gatshëm për konsum. I gjithë ky cikël biologjik shoqërohet me një sërë sëmundjesh, përveç që kemi veçuar një pjesë të sëmundjeve infektive me anë të mekanizmave të ndryshëm të kontrollit, shërbimi veterinar, në momentin e therjes, në momentin e transformimt, nga kontaminimi i kryqëzuar mund të lindin një sërë rreziqesh të tjerë. Kjo për faktin që hymë në thertore, pavarësisht që themi kafsha nuk përmban rreziqe madhore, ajo në aparatin tretës mban rreziqe të tjera, patogjenë që janë të përhershëm apo patogjenë që mund t’i ketë marrë gjatë procesit të therjes. Përsa i përket therjes, ushtrohen procese të ndryshme që nga momenti i karkasave, çdo akt, çdo veprim shoqërohet me një proces të mundshëm kontaminimi. Ka një parim, kur zhvishet lëkura është mishi steril, por kur hyn në thertore, ajo nuk është sterile dhe ka ngarkesë të caktuar bakteriale. Nga ky moment mishi kontaminohet, ndaj standardi i thertores ndikon në kontaminim, ashtu siç janë punonjësit që punojnë apo mjetet e kontaminuara. Në thertore ka disa burime kontaminimi që ndikojnë në sigurinë e mishit dhe mund të lindin rreziqe të reja. Sëmundjet e mundshme që mund të lindin janë listerioza, janë mjetet që përdoren për prerjen e karkasave, ka një sërë faktorësh dhe aktorësh që sjellin kontaminim të kryqëzuar në karkasa. Ndaj kjo është në varësi të standardeve të thertores dhe masave higjeno-sanitare që zbatohen në thertore”-tha Prof.Dr.Kapllan Sulaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: