SHBA – Syri kritik i prof.Shenasi Ramës e ka parë që nga Nju Jorku, protestën e sotme të PD-së, si një “kopukllëk tradicional”.

Sipas tij, në lojë janë “të dy palët e parisë, që kanë vjedhur e vjedhin bashkë, gjithë ditën e gjithë natën”, pasi tani “thjesht janë ndezur motorët e fushatës elektorale. Të jemi të sinqertë, – shkruan pedagogu Rama, – këta që janë “opozita besnike” e kanë shkatërruar vendin e nuk kanë lënë gjë pa bërë; këta që janë “shumica qeverisëse” nuk bëzajnë, sepse duan të hanë e të vjedhin për vete dhe atë që ka ngelur nga shteti i shqiptarëve.

Nëse duan të protestojnë, – sugjeron ai, – le të dalin e të kërkojnë futjen në burg dhe eleminimin e zyrtarëve të korruptuar nga çdo regjim, vendosjen e dënimit me vdekje, verifikimin e pasurive, ndalimin e marrjes së borxheve skllavëruese, konsolidimin e shtetit, çështjen kombëtare, luftën kundër trafiqeve, rishikimin e Kushtetutës e të ligjeve, që do ta bëjnë vendin shtet normal, të Kodit Zgjedhor e të sistemit zgjedhor, të shumë e shumë gjërave të tjera, si edukimi, lufta kundër mjerimit, mjekësia vrasëse e me radhë.

Por nga të gjitha këto probleme e kriza, këta zgjodhën çmimin e naftës… dhe metoda, pess minuta fik motorin dhe protestove, e lave ndërgjegjen – iu thons protestuesve …Hajde tallje me shqiptarët,” – nënvizon Rama.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: