Profesori epidemiolog britanik Chris Whitty ka rekomanduar kthimin e fëmijëve në shkolla në Britaninë e Madhe, pasi në të kundërt do të ishte më e rrezikshme se vetë COVID-19.

Duke analizuar situatën profesori shprehet se shanset që të ketë viktima mes fëmijëve nga COVID-19 janë shumë të vogla, kurse dëmi prej mosrikthimit në shkolla do ishte shumë më i madh.

Po ashtu ai shprehet i bindur se virusi do të jetë sfidë dhe për të paktën 9 muaj, por ai sheh dritë në fund të tunelit teksa parashikon një ‘bllok’ përfundimtar të COVID-19 në dimrin e 2021- 2022.

“Shanset e fëmijëve që të vdesin nga Covid-19 janë jashtëzakonisht të vogla, por mësimet që mungojnë “dëmtojnë fëmijët në planin afatgjatë”.”Ekzistojnë gjithashtu dëshmi shumë të qarta nga Britania e Madhe dhe nga mbarë bota që fëmijët shumë më rrallë marrin një sëmundje të rëndë apo përfundojnë në spital kur shfaqin simptoma të COVID-19. Nuk ka gjasa të ketë një vaksinë në vitin 2020, por ekzistonnjë “shans i arsyeshëm” që një bllok i suksesshëm të ishte gati për dimrin vijues në 2021-22.”- tha Whitty.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb