Futbolli britanik do të kalojë ditë të vështira dhe në Angli janë të bindur për këtë. Profesori i njohur i universitetit të Liverpulit, Kieran Maguire, që është njëkohësisht edhe përgjegjësi i portalit “Price of Football”. Meguire është shprehur se “pandemia e koronavirusit do të ketë një impakt më të rëndë sesa Brexit në Premier League”.

Kirean
Kirean

Më tej, ai sqaron për prestigjiozen spanjolle “Marca”: “Futbolli anglez do të influencohet negativisht në tre burimet kryesore të të ardhurave: arkëtimet, sponsorët dhe të drejtat tv. Të ardhurat totale të klubeve aktualisht janë 5.2 miliardë euro, por pa futboll të luajtur kjo shumë mund të reduktohet me plot 80%”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb