Alexander Rae Baldwin III njohur si Alec Baldwin (lindur më 3 prill 1958) është një aktor, shkrimtar, komedian, producent filmash dhe aktivist politik amerikan.

Ai është më i madhi nga katër vëllezërit, te gjithe aktorë në familjen Baldwin. Karrierën e nisi ne vitin 1987 me role jo fort të rëndësishme, por brenda një periudhe të shkurtër, arriti që të tërheqë vëmendjen e regjisoreve më të mirë jo vetëm falë pamjes se tij fantastike, por edhe talentit të jashtëzakonshëm dhe humorit të tij të holle që reflektohej në ekranin e madh.

63 vjecari Alec është fitues i një sërë çmimesh të rëndësishme kinematografike mes të cilave edhe ‘Golden Globes’ ndërsa ka marrë shumë vlerësime për portretizimin e Donald Trump në spektaklin humoristik të së shtunës mbrëma ‘Saturday Night Live’, rol prej të cilit fitoi edhe çmimin Emmy.

Në maj 1993, Baldwin u martua me aktoren Kim Basinger, një njohje që nisi gjatë xhirimeve të filmit “The Marrying Man”. Çifti më i përfolur hollivudjan u nda në vitin 2002. Në vitin 2010 ai ishte prezantuesi i mbrëmjes së ndarjes së cmime OSKAR së bashku me aktorin tjetër amerikan Steve Martin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb