Në “Selman Stërmasi” u luajt ndeshja Tirana-Teuta e vleshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. 45 minutat e para janë mbyllur në barazim 1-1. Teuta kaloi e para në avantazh në “Selman Stërmasi”- Ishte minuta e dytë e ndeshjes dhe Erlis Frashëri ka dhënë krosim perfekt në zonën e rreptësisë, aty ku Gerhard Progni ka djegur mbrojtjen bardheblu duke shënuar një gol mjaft të bukur.

Tirana nuk do ta vonojë shumë përgjigjen. Kombinimet mjaft të bukura të Halilit dhe Ngo kanë nxjerrë anglezin në pozicion ideal shënimi dhe shtatlarti nuk ka falur. Tirana rikthen barazpeshën në minutën e 38-të dhe shënun me të parën gjuajtje në kuadrat në këtë takim.

Në pjesën e dytë Teuta ka qenë pranë dyfishimit në minutën 63-të, por gjuajta e tij ka dalë jashtë. Traore në të 70-ën lëshoi një të majtë potente në hyrje të zonës pas një inkursioni të bukur, por topi del shumë larg shtyllës së majtë të Abibit. Gjithsesi pjesa e dytë nuk do të ketë ritmin e së parës dhe pas përfundimit të minutës së 5-të shtesë, gjyqtari Hamiti do të mbyllë takimin.

Skuadrat do të ndajnë nga një pikë, e cila më shumë i bën punë Tiranës sesa Teutës. Bardheblutë ngjiten në kuotën e 21 pikëve, 6 më shumë sesa Kamza e vendit të parafundit. Ndërsa bregdetarët do të arrijnë Kukësin e vendit të dytë në kuotën e 35 pikëve, por verilindorët do ta luajnë nesër sfidën e tyre nda Flamurtarit.

Tirana
Abibi, Doka, Atinga, Imami, Hoxhallari, Maveje, Daja, Karabeci, Halili, Greca, Ngo.

Trajner: Ardian Mema

Teuta
Hidi, Frashëri, Bicaj, Arapi, Hakaj, Osmani, Sidibe, Kallaku, Traore, Progni, Kamara.

Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Hamiti, Çokaj, Myftari, Rexha(i katërt) Olsid Ferataj, Kreshnik Barjamaj (linje)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: