Arjan Konomi dhe Vilma Konomi mbeten me prognozë të rezervuar. Çifti i bashkëshortëve që u përplas nga makina tre ditë më parë te “Rruga e Kavajës” teksa ishin duke ecur te vijat e bardha bashkë me foshnjën e tyre në karrocë ndodhen në Spitalin e Traumës prej së dielës, 8 prill.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se burri me diagnozë politraumë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me prognozë të rezervuar.

Pacienti ndodhet në reanimacion, por i vetëdijshëm. Ndërkohë gruaja është në gjendje të stabilizuar, nuk ka përkeqësim dhe as përmirësim. Fëmija i çiftit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk është i shtruar në spital, por ka vizituar prindërit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb