Sulmet kibernetike janë kërcënime të shpeshta dhe në rritje që në shumicën e rasteve mbeten misterioze. Ato janë sulme të padukshme, por një ekip për hulumtime i ushtrisë amerikane po përpiqet ta ndryshojë këtë. Një program po ndihmon ushtarët të identifikojnë sulmet e padukshme dhe t’u kundërvihen atyre.

Një shprehje e vjetër thotë “Ju nuk mund ta luftoni atë që nuk mund ta shihni”.

“Padukshmëria është një nga gjërat më të vështira në internet. Pra, ne nuk mund ta shohim hapësirën kibernetike. Për këtë arsye veprimi në këtë hapësirë është i shumë i vështirë”.

Por sektori i hulimtimeve në Departmanentin e Mbrojtjes, DARPA, ka një program të ri të sigurisë kibernetike të quajtur PLAN X i cili po ndërton një hartë të hapësirës së padukshme kibernetike. Autori i programit dhe ish-marinsi Frank Pound thotë se kemi të bëjmë me një betejë në hapësirën kibernetike.

“Ne e trajtojmë këtë si një zonë të kontestuar. Prandaj, ne duhet të marrim veprimet e duhura në këtë fushë”.

Pa programin PLAN X, analistët duhet të lexojnë mijëra të të dhëna të mbledhura gjatë monitorimeve disa orëshe të sistemeve për të diktuar një sulm kibernetik.

“Pra, ne i zbulojmë sulmet, por shumë herë ato fshihen në grumbullin e madh të të gjitha këtyre të dhënave”.

Kjo është mënyra tipike e monitorimit të të dhënave, një listë tabelash me shumë të dhëna, që është e vështirë të lexohen për të identifikuar ndonjë problem. PLAN X është program i njëjtë i analizimit të të dhënave, por ai është ndërtuar në mënyrë specifike për ta lehtësuar identifikimin e problemeve.

“Të gjithë mund të jenë të vetëdijshëm për gjendjen në hapësirën kibernetike. Ky është si një kanal i parashikimit të motit për hapësirën kibernetike”.

Çdo rreth përfaqëson një kompjuter në sistem. Menaxheri i sistemit mund të kontrollojë për sulme kundër sistemit duke operuar si aplikacionet e pajisjeve inteligjente.

Kompjuterat e sulmuar shfaqen me një alarm të kuq dhe në çast mund të vendosen në karantinë, mund të analizohen dhe të përdoren për t’iu kundërvënë sulmuesit kibernetik.

“Ushtritë e ardhshme amerikane do të jenë në gjendje të kryejnë operacione kibernetike ashtu sikur i kryejnë operacionet kinetike tani”.

Dan Kaufman thotë se PLANI X është afër pikës ku mund t’u shpërndahet njësive ushtarake të stacionuara në të gjithë globin.

“Ushtarët janë përballë rrezikut që ndaj tyre të qëllohet me armë. Nëse mund të bëhet diçka për ta përmirësuar këtë, unë mendoj se ne duhet ta bëjmë”.

Departamenti i Mbrojtjes e përdori për herë të parë programin PLAN X në një stërvitje ushtarake muajin e kaluar.

(d.b/ZeriAmerikes/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: