Gazetari, publicisti dhe pedagogu Agim Baçi i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 deklaroi se programet politike të partive nuk kanë vlerë nëse pas zgjedhjeve të 25 prillit forca që do udhëheqë vendin nuk ka në themel të saj llogaridhënien dhe ruajtjen e shtetit të së drejtës.

“Taksa e vërtetë që dëshirojnë shqiptarët ka të bëjë me llogaridhënien, shtetin ligjor. Nuk dua fare të merrem me programin, qeveria duhet të jetë rregullatore. Nuk kemi nevojë veç për shifra matematike, por kemi nevojë për komunikim, për marrëdhënie me njëri-tjetrin. Taksa progresive e deklaruar nga Marksi, e aplikojnë të gjithë qeveritë e majta. Ndërsa ne në 2005 kemi pasur taksën e sheshtë dhe vendi pati një zhvillim të madh. Mos pasja e kontaktit të së vërtetës me publikun mund të humbë çdo taksë.

Pas 8 vitesh pushteti të korrupton, vetëm pushteti nuk të ripërtërin. Rama shprehet sëfundmi se ambasadorët nuk mund t’i tregojnë çfarë duhet të bëjë, çfarë të bën, të tregon se do mbështetet sërish tek të fortët. PS ka burra e gra që e duan këtë vend, por nuk janë në pushtet, janë në opozitë si demokratët. Ai ka shpikur një lloj qeverisje që të jetë veç në tv”,- tha Baçi.

Sa për programin në arsim të partive politike, pedagogu u shpreh se ka ardhur koha që studentët të dalin të formuar nga shkolla dhe jo vetëm me një diplomë.

“Arsimit t’i kthehet praktika. Ne nuk kemi laboratorë në shkolla, ajo duhet të të nxjerrë me dinjitet…Unë i shty prindërit t’i drejtohen profesioneëve, shkollave profesionale, shkollave reale, Duhen diploma reale jo letër. Në këto 30 vite ne e kemi nëpërkëmbur edhe dinjitetin e mësuesit”,- vijoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: