TIRANË

Presidenti Ilir Meta, zhvilloi sot një një video-konferencë me Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, z.Michael Granoff.

Përmes një postimi në facebook, Meta shkruan se shprehu mirënjohje ndaj Granoff, për kontributin e tij në zbatimin në Shqipëri të programeve zhvillimore në ndihmë të shkollimit, lidershipit, bizneseve, kulturës dhe turizmit, si dhe ta përgëzoja për projektet e reja ambicioze në këto fusha shumë të rëndësishme.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi të zhvilloja një video-konferencë me Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, z.Michael Granoff, dhe t’i shprehja mirënjohjen time për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për zbatimin në Shqipëri të programeve zhvillimore në ndihmë të shkollimit, lidershipit, bizneseve, kulturës dhe turizmit, si dhe ta përgëzoja për projektet e reja ambicioze në këto fusha shumë të rëndësishme.

E vlerësova impenjimin e tij dhe të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, në përshtatjen e programeve të reja për shkollimin e fëmijëve dhe të rinjve në situatën e Pandemisë dhe kërkova që Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve të orientohet edhe drejt rritjes së investimeve amerikane në Shqipëri, si një tregues dhe përfaqësues i rëndësishëm i marrëdhënieve të veçanta mes Shqipërisë e SHBA-ve dhe popullit shqiptar e popullit amerikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb