Të paktën 615 mijë njerëz janë regjistruar në programin falas të testimit vullnetar në masë për COVID-19 në Hong Kong. Testimi masiv filloi sot për të gjithë banorët në qytetin prej 7.5 milionë banorësh. Nderkohe, udhëheqësi i Hong Kongut, Carrie Lam, njoftoi se qeveria nuk ka një “objektiv të matshëm” për numrin e pjesëmarrësve.

Lam tha se numri relativisht i ulët i pjesëmarrësve nuk ishte reflektim i popullaritetit të qeverisë.

Kujtojmë se në Hong Kong u regjistruan 20182 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që vdiqën 89 persona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: