Ish-deputetja, Floida Kërpaçi ka reaguar nga kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj teksa ky i fundit në një intervistë për ‘’News24’’ kritikoi programin elektoral të LSI.

Kërpaçi thotë se Veliaj sulmon programin e LSI pasi e di që me ikjen e Ramës më 25 prill vjen dhe fundi i tij.

Ajo thotë se më 25 prill me programin e LSI do të ketë shpresë për të rinjtë e vendit, ndërsa sa i përket Rindërtimit qytetarët do të marrin 100% metrat katrorë të shtëpive dhe dyqaneve të tyre me ndërtime më cilësore.

Kërpaçi paralajmëron se pas zgjedhjeve vendi i veëm për gënjeshtarët do të jenë shkollat e riedukimit.

 

STATUSI NGA FLOIDA KËRPAÇI

Kryemashtruesi i Bashkisë Tiranë e di që në 25 Prill me ikjen e Ramës vjen dhe fundi i tij.

Ndaj dhe sot sulmonte programin e LSI që synon mbështetje për të rinjtë e vendit.

Sa i përket rindërtimit, është e sigurtë që me LSI në qeverisje qytetarët e dëmtuar do marrin 100% metrat katror të shtëpive dhe dyqaneve të tyre, aty ku i kanë e me ndërtime më cilësore se ç’mund ti kishin; ndryshe nga plani i tij për të ndërtuar kullat e mafias mbi shtëpitë e banorëve të Kombinatit dhe jo vetëm, duke i degdisur larg vendbanimeve të tyre.

Më 25 Prill krijohet një shpresë e re përmes programit tonë që do përcaktojë Shqipërinë e dekadës??

Vendi i vetëm për gënjeshtarët kronikë do të jenë shkollat e riedukimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: