Kombëtarja shqiptare U-19 ka njoftuar dy sfida miqësore në muajin qershor kundër përfaqësueses së Kosovës U-19.

Trajneri i ri, Ervin Bulku, do të debutojë me kuqezinjtë me këto dy miqësore ndaj Kosovës, që janë shumë të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e kampionatit europian për këtë grupmoshë.

Ndeshja e parë do të luhet më 14 qershor në orën 18:00, ndërsa takimi i dytë do të luhet dy ditë më vonë, më 16 qershor në orën 10:30.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb