Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa në një video të shkurtër bashkëbiseduese me një të re ka sqaruar mundësitë për punësimin e të rinjve në programin që kanë prezantuar demokratët.

Zhupa thotë se fillimisht do të jetë 5 milion euro në vit si mbështetje për sipërmarrjet që do të krijohen nga vet të rinjtë.

Nga ana tjetër për pagesën e taksave, qeveria e re do të japë mijëra euro nga fondi ipunësimit për bizneset që bëjnë kontratë pune për një të ri. Gjithashtu ajo shton se ka dhe programe ”Brain Gain” për pagesën në një vit të profesionistëve që kthehen në vend si dhe lehtësira fiskale për kontratat e punës përtej periudhës 1-vjeçare.

KOMUNIKIMI I INA ZHUPËS

Jona: Përshëndetje Ina!

Ina Zhupa: Përshëndetje Jona!

Jona: Dy shoqet e mija më të mira duan të ikin nga Shqipëria për shkak se janë pa punë. Çfarë mundësie do të krijoni për të rinjtë që të punësohen dhe të mos mendojnë largimin?

Ina Zhupa: Ne do të vëmë në dispozicion 5 milionë euro çdo vit për mbështetjen e sipërmarrjeve që do të krijohen nga vet të rinjtë. Nëse ke një ide për biznes, ne do të mbështesim që të punësosh veten por pse jo edhe të tjerët. Çdo biznesi që do të bëjë një kontratë pune për një të ri ne do t’i japim një mijë euro nga fondi i punësimit për pagesën e taksave.

Jona: Po për ata të rinj të shkolluar që tashmë kanë ikur nga Shqipëria, e keni menduar që t’i shtyni që të rikthehen?

Ina Zhupa: Po, kemi programe “Brain Gain” për mundësimin e pagesës një vit të çdo profesionisti të ri që do të kthehet përsëri në vend, gjithashtu ne do krijojmë lehtësira fiskale për kontratat e punës përtej një viti.

Jona: Faleminderit Ina!

Ina Zhupa: Faleminderit! Jona mos harro, më 25 prill “Rinia Fiton”, “Shqipëria Fiton”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb