Ish-deputetja e PD, Grida Duma ka sqaruar detajet e programit të PD për Mirëqënien Sociale teksa ishte ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24.

Duma thotë se PD në qeveri do të heqë kriteret që ka sot ndihmë ekonomike, dhe do të drejtohet tek minimumi jetik duke e dyfishuar menjëherë atë.

Ajo thotë se sa i përket pensioneve, është oferta më e lartë që mund t’i bëhet 650 mijë qytetarëve që t’ua rrisësh me 5% në vit.

Sa i përket kritikave se ku do i gjejë paratë PD për këtë program, Duma thotë se ato do të gjenden këtu dhe ku po vidhen nga qeveria me aeroportet, tenderat e koncesionet.

 

”E papranueshme për burimet, aftësitë, mundësitë e shqiptarëve. E çon krahun e punës jashtë. Kolona e madhe e industrisë janë investimet e huaja. Projektet strategjike janë minimale. Sa i përket industrializimit ne prodhojmë shumë pukë. Fasoneria është zgjidhje mjerane. Pagën që merr shqiptari, me çmimin e produktit jashtë është skllavëri.

Kur ne llogarisim që për frymë minimalisht, individi duhet ë ketë 16  mijë- 17 mijë të ardhura për frymë. Nën minimum jetik është në Shqipëri. Nga 2014 Shqipëria është varfëruar.

Edhe ato 0 pak përqindje që bënte rritje ekonomike, nuk shkonte tek njerëzit, pro tek oligarkët, ose më shumë tek miqtë.

Në vendet e tjera olgiarkët deri ku bëjnë ndonjë investim në vendin e tyre, nga këta s’kemi asnjë investim. Themi dyfishim të ndihmës ekonomike. Nëse sot një familje merr 70-80 mijë lekë të vjetra, ne themi menjëherë 160 mijë të vjetra direkt.

Kriteret.

Në atë listën që sot përdoret për të futur në skemë të ndihmës ekonomike.

Në skemë mund të ketë shkelje brenda ligjit. Ligji kur aplikohet mirë, kur nuk aplikohet ka abuzime. Kjo skema është turp, jo irrituese sepse do ishte metaforë e bukur. Kushdo që shfaqet në minimum të jetesës do të ketë ndihmë ekonomike. Do i referohemi atij që është minimumi i ushqimit. S’mund t’i thuash shqiptarit që ke frigorifer të vjetër e s’mund të marrësh ndihmë.

Është turp, ftallje me varfërinë. Kriteret e ndihmës do i zhdukim. Shkojmë tek minimumi jetik, dyfishimi është hapi i parë. Skema ka pasur rreth 85 mijë. Kanë arritur sot deri tek 60-62 mijë. Kanë hequr dy momente shumë të rënda.

Kanë hequr mes 2019-2018, 2018-2017. Janë shifra që i keni dhe në mediat e tjera, dhe ekonomiket. Janë hequr 7-8 mijë gati çdo vit. Pra po i mban nën presion. Çfarë ka ndryshuar tek ato familje nëse nuk është punësuar askush.

I thoja në Kuvend kur ishim kush janë kriteret, kriteret janë fshehur thoshin. Ne menjëherë i themi, do i drejtohemi minimumit jetik. Do shkojmë tek një lloj dinjiteti, që e mban të varfërin brenda njerëzores.

650 mijë pensionistë në rrumbullak, të cilëve u rritet me të paktën 5% çdo vit. Së paku me këtë do niset. Pensionistët është oferta më e lartë që mund të bëhet parë dhe nga një buxhet i mirëmenduar.

Edhe për çiftet e reja, sidomos familjet e reja, mendojnë kopshtin, shkollën, e kanë pagën në një mesatare minimum. Nga ana tjetër kemi ndërmend që po shpopullohet Shqipëria. Duhet të inkurajosh lindjes. 3 mijë lekë të reja në muaj për të porsalindurit. E lehtëson kuadrin tërësor të faturave.

Kërkohet rirregullim i invalidëve të punës, janë 73 mijë.

Zotëria, apo kushdo tjetër është i detyruar t’i përgjigjet shqiptarëve pse i mungojnë shqiptarëve 1.7 miliardë dollarë, nga KLSH.

Atëhere dhe Shqipëria për t’u bërë e kuptueshme është si një familje, atdheu është si familje e vogël. Nëse ke një kryefamiljare apo kryefamiljar që  harxhon për të pirë, kumar, apo borxh,3-fish më shumë për qejfe, sepse shtresa në nevojë është dhe më e depresionuara, atëhere këto lekë nuk shkonin në shtëpi.

Edhe ky me disa oligarkë, dhe 700 shërbime i delegon paratë me PPP vetëm këtyre. Në buxhetin shqiptar kanë qenë qindra milionë euro kur ishim ne në qeveri dhe bëmë rrugët.

Oferta jonë, xhiro po e njëjta. Pse nuk mërzitet askush kur dëgjon për aeroportet, koncesionet. Kur asetet më të rëndësishme vidhen. Pse nuk mërzitemi kur arsimtarët kërkojnë të vlerësohen për turnin e tretë, dhe i thua do të rritet paga me shumë pak përqind. Po në shkolla që paguhen tarifa, që nuk i përgjigjen cilësisë së arsimit. Këtu do i gjejmë, këtu ku po vidhen. Ne nuk po bëjmë propagandë, po japim një program realist. Do të sjellim një rritje ekonomike që çon në normalizim.”- tha Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb