Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur nga një qytetare nëse do i mbajë premtimet të cilat ka në program elektorale pasi t vijë në pushtet apo jo.

Basha thotë se ai nuk ka asnjë premtim, pasi që në fillim të hartimit të programit u ka thënë specialistëve që të bëjnë vetëm angazhime të realizueshme.

Ai thotë se programi i PD nuk është shkruar shpejt e shpejt për t’u lexuar tribunave por për të kanë punuar mbi 2 vjet plot 500 ekspertë të të gjitha fushave.

‘’Tani ka filluar fushata, dhe më 25 prill qytetarët do të vendosin. Në atë pritje që më bënë në Fier, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër. Ndryshimi ka ardhur. Asgjë nga këto nuk është është premtim, politika shqiptare ka bërë premtime shumë të mëdha. Ky kryeministër në ikje e ka shkatërruar besueshmërinë tek politika. Prej premtimeve të pambajtura, konflikteve, ka rënë besueshmëria.

Prej ditëve të para i thashë specialistëve, asnjë premtim, vetëm angazhime të realizueshme. 300 mijë vende pune, legalizime falas, energjia elektrike. Vetëm angazhime të realizueshme. Ndryshe nga programi që shkruhet shpejt për t’u lexuar tribunave e sa mbaron nuk ndodh asgjë. Ky është plan, me 500 ekspertë të fushave të ndryshme, nga ekonomia tek bujqësia, taksat e shëndetësia. ‘’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb