Ditën e sotme Partia Demokratike nëpërmjet kryetarit të saj Lulzim Basha, prezantoi programin për Shëndetësinë. Për të zbuluar detaje të reja të programit, në News 24, ishte ftuar eksperti i PD-së për shëndetësinë Gazmend Koduzi.

Ai tha se programi është përpiluar nga takimet që janë bërë në terren me mjekë, ekspertë, farmacistë e pacientë. Nëpërmjet këtij programi sipas Koduzit Partia Demokratike do të synojë të rregullojë tregun shëndetësor në vend dhe t’i ofrojë konsumatorit, pra pacientëve më shumë mundësi zgjedhje.

“Është produkt i diskutimit në terren me mjekë dhe infermierë të një turi të bërë në çdo qark. Është ndarë dhe konsultuar me grupet e interesit. Sistemi shëndetësor është krijuar për t’i shërbyer pacientëve dhe pacientët i shërbejnë mjekët. Kemi diskutuar me farmacistë, grupe interesi dhe kemi arritur në një pikë që sistemi ynë shëndetësor ka nevojë për një ndërhyrje të thellë. Kanë nevojë për mënyrën se si funksionon pagesa e shërbimit shëndetësor që ka nevojë për një riformatim. Të gjithë këto elementë janë pjesë e programit të PD-së. Situata e epidemisë ka nxjerr në sytë e shqiptarëve të gjithë problematikat e sistemit shëndetësor. Testo dhe gjurmo janë pjesë e Institutit të Shëndetit publik. Ata kanë mungesë në infrastrukturë, kapacitete njerëzore. Në të gjithë Shqipërinë janë vetëm 28 epidemiologë. Frigoriferi që ka qenë në gjendje nuk është bërë rikonstruksion i ri. Kur flasim për infrastrukturë flasim për atë të përgjithshmen, tek laboratorët transporti. Ne kemi shumë pak laboratorë ku duhet të kishim shumë laboratorë ne terren. Maqedonia ka 13 pika të shpërndarë dhe bën më shumë testime.

Ne sot bëjmë më pak testime. Programi i prek të gjitha kushtet, sepse të gjithë biem dakord që kemi nevojë për këtë. Ne do të riforcojmë informacionin sipas modeleve më të mira. Do të rrisim kapacitetet. Sot epidemiologët në terren nuk kanë i-pad për të bërë gjurmimin në mënyrë shkencore, ne nuk e bëjmë këtë. Në fokus kemi pasur pacientët, çfarë ka nevojë qytetari. Sot pacienti nuk është në qendër, pacienti i përshtatet sistemit. I thuhet këtu do të bësh analizat, por radhët janë të gjata. Do të krijojmë tregun dhe pacienti do i bëj analizat kudo. Pra duke krijuar tregun krijohet oferta, e rrjedhimisht çmimet do të ulen. Do të pranojë privati. Ata janë dakord sepse do u rritet puna. Ne do të ulim radhët e pritjes. Ne mendojmë që duke krijuar këto mundësi qytetari shqiptar do të marrë shërbimin kur të ketë nevojë. Me sistemin e ri që do të ndërtojnë ose do të paguajnë diferencë të vogël ose fare”, tha Koduzi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb