Eksperti i Ekonomisë së PD, Dorjan Teliti i është përgjigjur Ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj pas kritikave të këtij të fundit gjatë emisionit ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 për planin ekonomik të PD.

Teliti e siguron Ahmetajn se PD është pro Rindërtimit dhe kundër abuzimit. Ai sqaron se me taksën e sheshtë 9%, të punësuarit do të paguajnë më pak se sot (13-23%).

Ai gjithashtu shton se do të ulet sigurimet shoqërore e çmimi i karburantit pasi paratë që sot qeveria i merr dhe i çon për PPP, PD do i çojë tek biznesi i ndershëm.

STATUSI NGA DORIAN TELITI

Pergjigje per Ahmetaj.

  1. Me taksen e sheshte 9% mbi pagat te gjithe te punesuarit do te paguajne me pak sesa sot (13-23%), pasi ne do te ruajme FASHEN EKZISTUESE te perjashtimit te 30mije lekshit te pare.

Cdo biznes i madh me taksen e sheshte 9% mbi fitimin do kete me shume para per investime e hapje vendesh te reja pune (jo thjesht formalizime si keto 8 vite te zymta per ekonomine shqiptare).

    1. Jemi PRO RINDERTIMIT, por KUNDRA ABUZIMIT, pasi nje grusht njerezish afer qeverise po marrin pa gare cdo tender.
    2. Ne do ti ulim ne 18% sigurimet shoqerore, do ulim edhe cmimi e karburantit, pasi parate qe sot i coni per PPP e per mobilime zyrash, ne do ti cojme te biznesi i ndershem i ketij vendi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb