Zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo i është përgjigjur Ramës për programin për Energjinë e Ujin të PS për 4 vitet e ardhshme.

Garo thotë se Rama sërish sjell shumë premtime boshe me vete, ndërsa thekson se e vetmja gjë që ka bërë në 8 vite me sektorin e energjisë ishte abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave.

Ajo thekson se Shqipëria ka dështuar prej Ramës, dhe tashmë është koha për ndryshim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS, FLORIANA GARO
Ata që nuk kanë pasur sukses për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse marrin 4 vjet të tjera.
Rama i cili ka dështuar për 8 vite me rradhё dhe e ka penguar Shqipërinë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё tё nevojë.
Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisё në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë – pёr t’ua dhёnё miqve tё tij.
Ndërsa vende si yni arritёn tё kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama. Ёshtё koha për një ndryshim.
Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me rradhё – energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë.
Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb