Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka reaguar pas prezantimit të programit IPARD lll nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.

Kryemadhi i ka cilësuar këtë aktivitet si një shëtitje me kamera, ndërsa shtron pyetjen përse nuk inaugurohet sera tek inceneratori.

Reagimi:

Dyshja qeveritare Rama-Krifca paskan bërë sot një shëtitje me kamera duke folur për bujqësinë shqiptare. Këtë IPARD III e morëm vesh, po atë serën tek inceneratori pse nuk e inaguroni?

Mos harroni se keni llogaridhënie edhe për këto subjekte në Durrës:

  1. Basilika e Shën Mëhillit dhe
  2. Bioplant Shpk

Kanë zhvilluar investim me fondet e BE dhe aprovimin e AZHBR të drejtuar nga ju, pse nuk i promovoni punët e tyre? Jo për gjë, po edhe po nuk i sqaruat ju, nuk do ngelen pa u sqaruar fermerët se çka ndodhur me fondet e BE dhe shtetit shqiptar, që duhet t’i merrnin familjet shqiptare në bujqësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: