TIRANË

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë prezantimit të programit për arsimin se se është krenar për një arritje që e kanë prekur jetuar maturantët pa lekë, pa krushq, pa miq, pa litarë partie në qafën tyre të njomë, por ama me dhjeta.

Ai tha se PS vjen me një plan veprimi të mirëstudiuar dhe të konsoliduar, teksa lajmëroi se gjuha angleze do të jetë që në klasën e parë kudo në vend.

“Fëmijë të shkëlqyer familjesh me ndihmë ekonomike, apo prindërish pa mbiemra të njohur që falë rivendosjes së konkurrencës dhe të meritës, në fakt vendosjes për herë të parë në historinë e dhimbshme dhe të lodhshme të këtij tranzicioni në sistemin e hyrjes në Universitet i gjen çdo fundverë në krye të listave hyrëse, zotër të vetes dhe gur të rëndë në vendin evend prej ku askush, as deputeti, as ministri, as kryeministri nuk i lëviz dot që vendin tua zërë dikush me lekë, me taraf, me mbështetje partie apo me një mbiemër të njohur. Jam shumë krenar kur fëmija e një VIP-i nuk e meriton të hyjë në universitet, në atë fakultet që i ka vënë syrin nuk ka shans që të hyjë, apo kur del mbrapa fëmijës së një çobani, apo fëmijës së një infermieri nuk ka shans ta parakalojë sepse sistemi i hyrjes në universitet është dixhital, meritokratik, transparent dhe i pa manipulueshëm pasi çdo ndërhyrje lë menjëherë gjurmë. Ka një fakt, përveç ankesave sharjeve, kujave të atyre të treve dhe të shumë si këta që u hodhën përpjetë kur ne imponuam këtë sistem të ri hyrës, as edhe një ankesë nga të interesuarit, nga maturantët studentë për marrjen e vendit të tyre të merituar nga dikush tjetër. Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të shohësh që fëmijët e republikës, qytetarë të barabartë para Kushtetutës nuk ndahen më, siç u ndanë deri kur erdhëm në drejtimin e arsimit, në të pasur dhe të varfër, në të njohur dhe të panjohur, në të tanët dhe të atyre, por rreshtohen sipas rezultateve dhe hyjnë në auditorë me forcat e tyre dhe vetëm të tyret dhe nuk ka forcë që ua ndalon hyrjen apo ua pengon hyrjen. Nuk hyjnë në auditore vitrinash të rreme apo kristalesh falso por në universitete sot të akredituara ndërkombëtarisht.
Sot kemi hyrë në fazën e hapjes së programeve të studimit sipas nevojave të tregut, jo sipas tekave dhe hesapeve.

Shqipëria nuk mund të mbajë universitete për të nxjerrë rrugëve pafundësi ekonomistësh dhe juristësh të papunë që pasi kanë humbur 5 vjet dhe kanë shpenzuar investimet e kursimeve të prindërve mbeten në mes të rrugës. Shqipëria duhet t’u japë një perspektivë punësimi, por dhe vetvetes forca të reja.

Ne e kthyem drejtimin e arsimit profesional dhe e bëmë këtë në kushtet kur arsimin profesional e gjetëm në varr.
Programet profesionale dy vjeçare përveç shkollave profesionale të mesme janë shpallur programe me prioritet kombëtar.

Unë do të prek disa pika kyçe të planit të veprimit 2021-2025 me parantezën e përsëritur se ne nuk vijmë sot me një menu dëshirash për të gjithë KÇK, të quajtu plan elektoral, por me një plan veprimi që është studiuar mirë, që është konsoliduar dhe është aty për t’u zbatuar me gjithë mbështetjen financiare të përllogaritur. Ne nuk jemi KÇK-ja, jemi qeveria sot dhe nesër e Republikës së Shqipërisë. Gjuha angleze do nisë të mësohet kudo, në të gjitha shkollat e vendit që në klasën e parë. Është koha që gjithë fëmijët të mësojnë anglishten nga njëra anë dhe gjuhën bazë të komunikimit dixhital nga ana tjetër. Vizioni Shqipëria e ardhmja jonë, kërkon që qysh sot ta pajisim brezin e dekadës tjetër me dijet bazë në të dyja”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: