Monika Kryemadhi ka vijuar takimet me qytetarë dhe mbështetës të LSI-së. Ndalesën e radhës Kryemadhi e zhvilloi në Tiranë, në një takim ndryshe, në një nga banesat e qytetarëve.

Kryetarja e LSI e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari dhe nënkryetari i LRI, Klevi Pojana ka bashkëbiseduar dhe ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

Papunësia, largimi i të rinjve ishin disa nga problematikat që ata i ngritën Kryemadhit. Ndërkaq, kryetarja e LSI iu shpjegoi programin për ekonominë ku synimi kryesor është mbështetja e biznesit të vogël, inkurajimi i të rinjve për të mos u larguar nga vendi duke i krijuar mundësinë të hapin biznese në vendin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb