Ekspertja e programit të Partisë Demokratike për shëndetësinë “Shqipëria fiton”, Liljana Ramasaçi, e cila ka punuar së bashku me kryedemokratin Lulzim Basha dhe ekipin e tij, për hartimin e këtij programi, dha sot disa sqarime të rëndësishme.

Ekspertja e PD tregoi në pak sekonda se si do të garantohet për shqiptarët furnizimi me ilaçe cilësore i shqiptarëve dhe ilaçet e duhura që japin efekt për pacientët.

“Fillimisht nëpërmjet reformës në shëndetësi ne do të garantojmë fillimisht sigurinë dhe cilësinë e barnave për mamanë tuaj. Ne do të hartojmë protokollet e mjekimit për çdo sëmundje, që do të thotë barna bashkëkohore dhe të sigurta të cilat do të rimbursohen nga sigurimet shëndetësore. Në këtë mënyrë, mamaja juaj nuk do të paguajë asnjë shtesë për mjekimin e saj cilësor dhe të sigurt. Mos harro më 25 prill, Shqipëria fiton shëndetësinë”, u shpreh ekspertja Ramasaçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb