Drejtuesi politik i PD në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Edi Paloka, gjatë intervistës në studion e Neës24 u shpreh se programi qeverisës i PD është një program që i jep zgjidhje pikëpyetjeve që ngrenë qytetarët në takimet elektorale.
Paloka tha se porgrami nuk shpjegohet vetëm nga një person, sic ndodh në kampin rival, por të gjithë ata që zhvillojnë takime me elektoratin, mbajnë shënime cështjet që ngrihen dhe u japin përgjigje sipas programit.
“Programi nuk shpjegohet vetëm nga Berisha, apo nga unë. Psh unë zhvilloj takime në zonën e Bregut të Lumit dhe tek shinat e treni dhe qytetarët janë të interesuar për cështjen e legalizimeve pasi rrezikojnë tu prishen shtëpitë. Por unë këtë nuk ua shpjegoj dot nga ekrani i televizorit, duhe të shkoj në terren ti dëgjoj”, tha Paloka.
Sipas drejtuesit politik të PD në të gjithë Shqipërinë, Edi Paloka, ndonëse nuk u jept zgjidhje të gjitha pikëpyetjeve por e rëndësishme është që zgjidhja është reale dhe jo sic premton kryeministri Rama, që do ti japë pasaportën e BE, gjë që nuk e ka në dorë.
Paloka theksoi se shitblerja e votës dhe cdo krim zgjedhor është futur në kod penal, ndaj në takimet që kryhen në terren, u bëhet thirrje sidomos shtresës së varfër që të mos shesë votën për 200 mijë lekë që ofron PS por të votojnë PD pasi do të përfitojnë minimumin jetik 200 euro cdo muaj.
“Fokusohemi tek të varfri pasi ai shitet, pasi as socialistët nuk shiten. Rama ka 3 mandate e s’ka zgjidhur akoma problemin e ujit të pijshëm, tani premton pasaportat e BE. Edhe heqjen e vizave e realizoi PD, me Ramën kemi 12 vjet që kemi stopuar”, tha Paloka.
(Balkan Web)