Presidenti i ShBA-së, Joe Biden përmes një video-mesazhi u është drejtuar qytetarëve të Kosovës duke shprehur mbështetjen e palëkundur të ShBA-së për Kosovën.

Biden ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani e cila të dielën do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit për djalin e ndjerë të presidentit Biden, Beau Biden.

“Duke pranuar këtë çmim në emër të djalit tonë, dua të duartrokas progresin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë këto 20 vjetët e fundit. Kam qenë atje disa herë, dhe të gjithë njerëzit që punojnë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur që Beau ka besuar për njerëzit e Kosovës. Ka edhe shumë punë për të bërë që nuk kam nevojë të ju tregoj, më shumë punë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe religjioze, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik. Ju zotohem se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës në këtë punë, kështu që së bashku ne mund të dëshmojmë se demokracitë janë në gjendje të ofrojnë për nevojat e njerëzve të tyre”, ka thënë ndër të tjera presidenti Biden në video-mesazhin e tij për Kosovën.

Presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar se të dielën do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë. Videomesazhi është publikuar nga  Osmani e cila njofton se të dielën do të publikohet i plotë.

“Nëpërmjet një letre që i kam dërguar para disa kohësh, i kam propozuar Presidentit Biden që të na drejtohet nëpërmjet një video adresimi në këtë ceremoni. Jam e nderuar që sot mund të ndajë me ju një pjesë të kësaj videoje, e cila të dielën do të publikohet e plotë dhe me përkthim. Ky adresim i Presidentit Biden dëshmon raportet speciale e të palëkundura ndërmjet dy vendeve tona. Jemi të bekuar me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”- shkruan Osmani në Fcebook.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb