TIRANË

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka komentuar progres-raportin e BE për Shipërinë në të cilin sipas saj shpjegohet pse nuk ka zhvillim real.

Duma shkruan ndër të tjera se konkurueshmëria e Shqipërisë karakterizohet nga mungesa e sipërmarrjes dhe e zhvillimit teknologjik; një hendek i madh aftësish, institucione të dobëta dhe nivele të ulëta të cilësisë së investimeve dhe infrastrukturës.

“Për çfarë qeveriset nëse prona, biznesi, teknologjia; hipotekat janë në këtë gjendje?!
Lexoni si i përmbledh Progres Raporti 2020 i BE për Shqipërinë ku shpjegohet pse nuk ka zhvillim real.
Konkurueshmëria e Shqipërisë karakterizohet nga mungesa e sipërmarrjes dhe e zhvillimit teknologjik; një hendek i madh aftësish, institucione të dobëta dhe nivele të ulëta të cilësisë së investimeve dhe infrastrukturës.
Integrimi i saj në zinxhirin e vlerave dhe eksporteve mbeti shumë poshtë potencialit.
Për më tej, konsolidimi i të drejtave të pronës dhe funksionimi i plotë i kadastrës/hipotekës janë parakushte kritike për rritjen e investimeve dhe financave, ashtu si edhe për të rritur konkurueshmërinë në bujqësi dhe turizëm”, shkruan Duma.

Duma Fb
Duma Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb