Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi ka prezantuar sot progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.

Në lidhje me këtë progres-raport, Balla tha se edhe vetë komisioneri u shpreh se Shqipëria ka shënuar progres në shumë fusha.

Balla shtoi po ashtu se Konferenca ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së veriut e Shqipërisë do të mbahet brenda këtij viti.

“Progres-raporti sot është një moment i vlerësimit të një Shqipërie reale, shumë larg Shqipërisë që del në TV-të e shqiptarëve. Këshilli Europian kishte renditur disa pika për vendin tonë. Shqipëria ka shënuar progres në shumë çështje. Ka shumë rëndësi funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese.

Konferenca ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së veriut e Shqipërisë do të mbahet brenda këtij viti, ndryshe nga skenarët ogurzinj që u parashikuan në media. Po vonon, por më në fund do ta kemi edhe një Gjykatë Kushtetuese”, tha Balla.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb