Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka pas publikimit të progres-raportit për Shqipërinë, shprehu mirënjohje për mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së për integrimin e Shqipërisë.

Sipas saj, ky është një hap që duhet ndërmarrë bazuar dhe në arritjen e reformave, gjë e cila u konfirmua dhe nga Komisioni Evropian.

“Angazhimi i përbashkët i SHBA dhe BE në rajonin tonë është vendimtar në konsolidimin e stabilitetit, prosperitetit, shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Mirënjohëse për mbështetjen në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian, në veçanti për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë. Ky është një hap që duhet ndërmarrë bazuar dhe në arritjen e reformave, gjë e cila u konfirmua dhe nga Komisioni Evropian.”, shkruan Xhaçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: