Nga: Ilir Sinanaj

Shqipëria renditet në vendin e 2-të në rajon e Ballkanit Perëndimor dhe në vendin e 24-t në Evropë (nga 74 vende), për sa i përket respektimit të të drejtave të komunitetit LGBTI. Kjo bëhet e ditur në studimin e “ILGA-Europe (European Region of the International Lesbian, Gay, Bisexual, Trans and Intersex Association)”. Shqipëria lë mbrapa Bosnje Hercegovinën Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë. Vendi i rajonit që renditet i pari është Mali i Zi. Megjithatë, edhe pse ka pasur progres në respektimin e të drejtave të njeriut të komunitetit LGBT, studimi tregon se më shumë duhet bërë për të qenë në nivelet e vendeve të zhvilluara evropiane.

Metodologjia e renditjes

Renditja sipas “ILGA-Europe” është bazuar mbi mënyrën se si ligji dhe politikat e çdo vendi ndikojnë në jetën e njerëzve të komunitetit LGBTI. Renditja jep një përqasje të standardeve ligjore të një vendi për t’u krahasuar me vendet e tjera evropiane. Ndërkaq, “ILGA-Europe” publikon edhe një raport më të detajuar për sa i përket secilit vend.

Risia në Shqipëri

Një nga pikat që vlen të theksohet në raportin e fundit të “ILGA-Europe” për Shqipërinë është “Indeksi e Barazisë në Punë të LGBTIQ”. Ky Indeks është i pari i llojit të vet në Balkan dhe është një mënyrë e mirë për të matur zbatimin e rregullave që ndikojnë në një ambient më të mirë punë ku zbatohen të drejtat e njeriut.

“Firma e rekrutimit “Headhunter” nisi Indeksin e Barazisë në Punë të LGBTIQ (nisi në vitin 2016) – një sistem i parë i llojit të vet për të renditur sesi punëdhënësit në Shqipëri dhe në vendet ballkanike respektojnë të drejtat e personave të komunitetit LGBTIQ. 71 kompani dhe organizata morën pjesë në studim dhe u vlerësuan mbi metodat e tyre të marrjes në punë, trajnimit, zhvillimit dhe punësimit të përgjithshëm. Punëdhënës të ndryshëm u vlerësuan me çmime në një ceremoni (2016) që shënonte Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë”, thuhet në raportin vjetor 2017 të “ILGA-Europe”.

Mbi “ILGA-Europe”

“ILGA-Europe -the European Region of the International Lesbian, Gay, Bisexual, Trans and Intersex Association (ILGA)” janë një organizatë gjithëpërfshirëse që sjell së bashku 490 organizata nga 45 vende evropiane. ILGA-Europe u themelua si një pjesë rajonale e ndryshme nga ILGA dhe si një entitet ligjor i pavarur në 1996. Ndërsa ILGA u krijua në vitin 1978.

lgbt 1

lgbt 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb