Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes paraqiti një tjetër dritare të platformës online “Për Shqipërinë që Duam”, ku qytetarët mund të shprehin idetë dhe projektet e tyre për një nismë komunitare.

Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren “Nisma Ime” në Platformën online “Për Shqipërinë që Duam”, për të fituar mbështetjen e nevojshme në realizimin e një ideje.

Ai gjithashtu njofton se secili qytetar do të marrë përgjigje në lidhje me projektin që ka prezantuar brenda 20 ditësh kur ato vlerësohen të mundshme e me interes publik.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë tjetër demonstrim të thjeshtë se si, çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren “Nisma Ime” në Platformën online “Për Shqipërinë që Duam”, për të fituar mbështetjen e nevojshme në realizimin e një ideje.

Kushdo që ka një projekt konkret apo dëshiron të ndërmarrë një nismë komunitare, mund ta ndajë atë direkt me qeverinë e Shqipërisë dhe brenda 20 ditësh do të marrë përgjigje nga institucioni përkatës, për mundësinë e mbështetjes së nismës kur ato vlerësohen të mundshme e me interes publik.

Për këto e plot të tjera që do t’i mësoni me një vizitë në Platformën online të Bashkëqeverisjes, mjafton të regjistroheni si pjesëtarë aktivë të Aleancës për Shqipërinë që duam në www.shqiperiaqeduam.al” shkruan Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: