Jo vetëm Scamacca, i cili është shihet si një investim i shpejtë dhe afat gjatë, në verë Juve pritet të futet fuqishëm në tregun e transferimeve. Sipas “Repubblica”, Dusan Vlahovic mbetet prioriteti kryesor për sulmin, por në kushtet ku i mungojnë paratë, janë të gatshëm të sakrifikojnë një yll.

Matthaijs De Ligt pritet të largohet në fund të sezonit për 60-85 milionë euro, shumë kjo e cila do të investohet më pas për të transferuar Vlahovic.

Tuttosport
Tuttosport

Me largimin e De Ligt, një lëvizje që ka marrë edhe bekimin e Mino Raiola, agjenti i famshëm pritet të sjell në Torino dy nga shumë yjet që menaxhon, bëhet fjalë për Alessio Romagnoli dhe Pol Pogba. Qendërmbrojtësi i Milan pritet të marrë vendin e De Ligt, ndërsa francezi do të marr rolin e liderit të mesfushë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb