Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Presidentin Ilir Meta lidhur me projekt- platformën e prezantuar nga ky i fundit lidhur me problemet në Shqipëri.

Rama thotë se edhe Meta ka shkruar vetë që ai s’gënjen pasi kryeministri nuk quhet Yuri Kim, dhe nga ana tjetër kjo fundit nuk mbulon shërbimin postar.

Po ashtu Rama thotë se ato pika duhen ndarë pasi ndryshe thyhet ena e Kushtetutës dhe Integrimit. Ndërkohë Rama më parë tha se nuk ka marrë asnjë platformë të propozuar nga Meta kurse ky i fundit iu kthye dhe e akuzoi si gënjeshtar.

STATUSI NGA EDI RAMA
Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb