Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakja e Kurbinit kanë inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Laç.

Rama ka dëgjuar detajet nga përfaqësuesit e kompanisë turke që i kanë garantuar se projekti për këtë zonë është që të përballojë një tërmet prej 9 ballësh të shkallës Rihter.

Por kryeministri uron që mos ketë më tërmet në Shqipëri dhe thekson se gjithsesi lagjia e re e Laçit do të jetë më e mirë, më e bukur dhe më e fortë.

Po ashtu  ai ka zbuluar se para disa ditësh me Erdogan kanë folur edhe për këtë çështje, teksa është shprehur se Presidenti turk ka qenë shumë i kënaqur nga ecurina e punimeve.

 

PJESË NGA BISEDA

EDI RAMA: Isha me Presidentin përpara, në Presidencën e tij në Marmaris. Ai interesoht herë pas here në fakt, edhe shumë i kënaqur që puna ka filluar intensivisht.

INXHINIERI TURK: Ky është një projekt që përballon një tërmet 9 ballë. Dhe ne po e bëjmë edhe shpejt, edhe me cilësi, për këtë të keni besim.

EDI RAMA: Larg qoftë tërmet tjetër tani, por ne do e bëjmë më të fortë, më të bukur, më cilësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb