Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Lirisë, kreu i kësaj force politike Ilir Meta foli për projektbuxhetin e vitit 2023, i cili sipas tij është në favor të oligarkëve dhe kryeministrit Rama.

Gjithashtu Meta foli edhe mbi ndërtimin e aksit rrugor Lekaj-Fier që është pjesë e autostradës Milot-Fier, ndërtim të cilin e konsideroi si një skandal pasi sipas tij përmes koncesionit do harxhohen 320 milionë euro për të, ndërsa pasi të vendoset në punë rruga do bëhet me pagesë për automjetet.

“Vjen nga keqqeverisja dhe korrupsioni. Është e rëndësishme të denoncojmë qartë Portin e Durrësit dhe aferën më të freskët të segmentit 46 km, 350 milionë euro Lekaj -Fier, njëkohësisht dhe gjithë çmontimin e këtij projektbuxheti të që është në favor të oligarkëve dhe Ramës. Nuk rriten pagat, pensionet. Totali i borxhit do të arrije 1.15 miliardë euro, 69% rritje më shumë se 2022. Totali kostos do jetë i barabartë me buxhetin e tre ministrive, asaj të arsimit, bujqësisë dhe shëndetësisë. Korrupsioni në tatime e dogana do bëjë namin, pasi vitin e ardhshëm do të mblidhen vetëm 27%. Ky buxhet godet prodhimin e pijeve vendase.

Rritja e çmimeve do jetë më ë lartë, paga minimale do rritet vetëm 6%, pensionet kane rritje qesharake 0.7%, as një kafe në ditë. Nuk ka rritje për pagesat e popullsisë, mbështetjen e shtresave të varfra. Përfitimi në buxhetin e shtetit do jetë 17 milionë euro, që nuk janë as sa 1 km rrugë sipas standardeve që bën qeveria. Në fushën e arsimit do të kërkoj mbështetjen financiare me 100 euro në muaj studentëve, sepse buxheti nuk ka parashikuar asgjë për ta. Do të kërkoj mbështetjen për zhvillimit të kërkimit shkencor, rrejnë e organeve të pedagogëve me 50%, mësuesve pasi e rritja e tyre di jetë 6% dhe do fillojë në korrik, libra falas dhe të rinj për çdo nxënës. Në bujqësi, sektori i braktisur , do të kërkoj heqjen e TVSH-së për imputet bujqësore dhe mbështetjen e prodhimit. Janë kërkesa minimaliste për shkak të krizës”, u shpreh Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: